Kukës – Të paktën 60 piktura, kryesisht në vaj dhe laps, u paraqitën mbrëmë në ekspozitën e nxënësve të 6 shkollave 9- vjeçare të qytetit të Kukësit dhe kjo falë një financimi të shoqatës “Alb aid”.
Piktori Ramazan Memishi, një nga anëtarët e jurisë, tha për ATSH-në se, “punimet tregojnë talentin e këtyre fëmijëve, që duhet ndihmuar për t’u zhvilluar dhe në një të ardhme jo të largët, të mund të bëhen të njohur përmes pikturave të tyre”.
Tematika e pikturave të ekspozuara ishin kryesisht nga bota e fëmijëve, por nuk munguan edhe pikturat me temë historike.
Nga juria u vlerësua me vendin e parë shkolla 9- vjeçare “Lidhja e Prizrenit”, me çmimin e dytë shkolla 9 vjeçare “1 qershori” dhe me çmimin e tretë shkolla 9- vjeçare “Avni Rrustemi”.
Thursday, 26 May 2011 10:53