Kukës – Prej tre ditësh, të dy tunelet e Kalimashit të autostradës Morin – Kukës – Durrës, në një gjatësi prej 3 kilometrash nga hyrja në anën e Thirrës të rrethit të Mirditës, vazhdojnë të mos furnizohen me energji elektrike.
“Ende prej 3 ditësh nuk është bërë i mundur riparimi i defektit të ndodhur në kabullin elektrik që furnizon me energji rreth 3 kilometra tunel nga ana e Thirrës. Problemi është se kabulli shtrihet nëntokë, gjë që e vështirëson gjetjen e defektit dhe riparimin e tij. Për këtë janë thirrur edhe specialistë të firmës turke për të ndihmuar për riparimin e shpejtë të defektit”, pohojnë burime zyrtare të brigadës së monitorimit të tunelit.
Pavarësisht mungesës së energjisë, lëvizja e mjeteve në të dy anët e të dy tuneleve ka vazhduar normalisht, ndërkohe qe udhëtarët e drejtuesit e mjeteve tregojnë se ndjehet minimalisht mungesa e sistemit të ajrimit në mjediset e brendshme të tunelit, si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.
Friday, 04 November 2011 10:48