Kukës – Rishfaqen reshjet e dëborës në zonat rurale mbi 700 metra mbi nivelin e detit në rrethin e Kukësit. Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonën e thellë të Shishtavecit, të Grykë Cajës, të Kalisit dhe Arrnit.
“Reshjet e dëborës kanë vazhduar për një kohë, duke shkuar deri ne 5 cm trasheshi”, thotë kryetari i komunës së Shishtavecit, Dylejman Nela. Sipas tij, pavarësisht reshjeve të dëborës nuk është krijuar asnjë problem për lëvizjen e mjeteve në akset rrugore.
Ndërkohë, megjithë reshjet e dëborës dhe të ftohtit furnizimi me energji elektrike ka vazhduar për të gjitha zonat, por ne disa zona kanë bllokuar fermerët që kishin nisur punën për mbjelljet e pranverës.
Një problem tjetër është rishfaqja e shtresave të akullit në akset rrugore rurale, gjë që kërkon nga drejtuesit e mjeteve lëvizjen me zinxhirë për të shmangur rrezikun e aksidenteve.
Tuesday, 10 April 2012 11:20