Lajme Shqip Tuesday, 24 January 2012 14:15

Bruksel-Europarlamentari Eduard Kukan, thotë se komuniteti ndërkombëtar është duke i përcjellur me interes zhvillimet e fundit në Kosovë.

Sipas tij përplasjet në skenën politike kosovare, duhet të bëhën në mënyrë demokratike, sepse në të kundërten ato dëmtojnë aspiratat e Kosovës për të ardhmen evropiane.

Kukan porositi klasën politike kosovare që të sillen në mënyrë përgjegjshme dhe mos ta dëmtojnë mundësitë për t’i treguar botës se Kosova është shtet i demokracisë së qëndrueshme.

 “Mendoj se është shumë e rëndësishme që zhvillimet e brendshme politike në Kosovë të bëhen në mënyrë demokratike sepse gjithcka po përcillet shumë afër prej institucioneve të Bashkimit Evropian. Pra zhvillimet në Kosovë kanë ndikim real në aspiratat e saj për të ardhmen evropiane”, tha Eduard Kukan.

Sipas Kukan, bllokimi tash e disa muaj i rrugëve në veri të Kosovës  nga serbët e atjeshëm, ka dëmtuar në masë të madhe imazhin e Kosovën. Mirëpo, edhe tentimi i Lëvizjes Vetëvendosja që të bllokojë dy pikat kufitare me Serbinë, nuk është i pranueshëm dhe se protestat sipas tij duhet të organizohen konform rregullave në një shjoqëri demokratike.

Europarlamentari Eduard Kukan, porositë klasën politike kosovare dhe qytetarët e saj, që të përqendrohen sic thonë në ambiciet evropiane të Kosovës. Sipas tij sjellja në mënyrë të përgjegjshme dhe forcimi i institucionet demokratike, janë rruga e vetme për të ndihmuar njerëzit e Kosovës dhe të ardhmen e tyre. (LajmeShqip.com)