Kim Kardashian dhe Nicole Kidman janë shumë ndryshe. Njëra është aktore shumë e famshme, tjetra një yll i emisioneve reale; njëra është zeshkane, tjetra është kokë kuqe; njëra elegante dhe e hollë, tjetra e mbushur dhe me forma të hatashme.
Edhe pse që të dyja kanë veshur të njëjtin fustan ngjyrë flakë të kuqe nga L’Wren Scott, asnjëra nuk e reflekton njësoj.
Nicole e ka veshur e para këtë fustan me një prerje të mrekullueshme në Indipendent Spirit Awards 2011, duke e kombinuar me një palë këpucë nga Charlotte Olympia. Bukuroshja australiane e ka plotësuar look-un e saj me vathë diamanti, një orë ari, me një makijazh natyral dhe me flokët e lëshuara butësisht mbi shpatullat e saj.
Ndërsa Kim ka zgjedhur të veshë këtë fustan duke theksuar më shumë format e saj të mahnitshme gjatë një episodi të emisionit të famshëm “Live! With Kelly”. Për të krijuar përshtypjen se këmbët e saja janë më të gjata e më të holla ka zgjedhur të veshë këpucët nudo nga Christian Louboutin. Një makijazh të stilit të saj dhe flokët e lëshuara.
Tani ju duhet të krijoni idenë se kush nga të dyja këto diva me famë botërore duket më këndshëm dhe seksi në të njëjtën kohë? (LajmeShqip.com)
Wednesday, 08 February 2012 09:55 

