Lajme Shqip Sunday, 08 January 2012 15:42

Prishtinë-  Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi deklaroi se në të ardhmen qeveria nuk do ta lejojë hyrjen e presidentit serb, Boris Tadiç, në Kosovë.

Siç transmetojnë mediat kosovare, vendimi i qeverisë vjen nga fakti se Tadiç ka thyer premtimet e vizitës private e religjioze duke përcjellë mesazhe politike.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, presidenti i Serbisë ka thënë se Kosova është tokë serbe, se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë dhe se nuk e ka ndërmend të heqë strukturat paralele nga veriu.