Prishtinë – Zv/kryeministri Hajredin Kuqi ka thënë se sa u përket gjykatave në veri, duhet të ketë një bashkërendim më të mirë të punëve në mënyrë që të arrihen rezultate. Kuqi tha se një nga shtyllat kryesore për Ministrinë e Drejtësisë është funksionimi i gjykatave në Mitrovicë, Zveçan dhe Zubin Potok.
Ai tha se nuk ka asnjë konflikt me EULEX-in, por se “rendi dhe ligji duhet të vendosen çdokund ku mungojnë”.
Kuqi i bëri këto komente në një debat të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës me temën “Problemet e gjyqësorit, kapaciteti, qeverisja dhe efikasiteti i gjyqësorit për ta luftuar korrupsionin”.
Me këtë rast zv/kryeministri Kuqi ftoi të gjithë që të bashkëpunojnë sa më shumë, në mënyrë që të punohet për drejtësinë.
Ndërsa kryetari i Këshillit Gjyqësor, Enver Peci, tha se pavarsisht problemeve, sistemi gjyqësor është ne binar të sigurt. Ai përmendi si sukses emërimin e disa gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kurse, Fejzullah Hasani, kryetar i Gjykatës Supreme, tha “kemi gjetur një numër të madh të lëndëve të pakryerae dhe kemi startuar me një numër të vogël të gjyqtarëve”.
Ky debat është organizuar nga Kdi dhe është përkrahur nga Komisioni Evropian dhe Ambasada Britanike në Prishtinë.
Tuesday, 24 May 2011 19:47