Lajme Shqip Wednesday, 05 June 2013 16:52

Prishtinë – Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, ka thënë se amnistia do të përfshijë të gjithë pa dallim etnie apo territori. Këto komente Kuçi i ka bërë në mbledhjen e Qeverisë ku edhe ka kërkuar përkrahjen e të gjithë faktorëve relevant për këtë ligj. 

“Nuk do të ketë dallime etnike apo territoriale. E mbrojmë fuqishëm parimin e barazisë para ligjit. Po i heqim dilemat që do të jetë amnisti për një etni apo pjesë të territorit” ka thënë Kuçi në mbledhjen e qeverisë, raporton KTV.

 Ai ka kërkuar konsensus politik për projektligjin për Amnisti për të cilin k thënë se duhet të miratohet me 2/3 e votave të deputetëve të kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë edhe sa i përket projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes, Kuçi tha se do të ndiqen të gjitha procedurat.