Prishtinë – Grupi i ekspertëve E15 po mban një debat lidhur me bisedimet midis Republikës së Kosoves dhe Republikës së Serbisë,.
Kryesuesi i këtij grupi Muhamet Mustafa tha se bisedimet mes kosovës e Serbisë janë të nevojshme ëpr të dyja palet, sepse do të duhej të adresionin cështjet që kane mbetur pezull gjatë historisë, sidomos ato pas luftës 1998/ 1999. ai tha se këto cështje vazhdojnë të rëndojnë marrëdhëniet mes dy vendeve, prandaj duhet të adresohen sa më shpejt. Grupi E 15 kërkon trajtim të kujdesshëm të plaftormës së bisedimeve me Serbinë.
Ndërkaq, zëvendëskryeministri Hajredin Kuci tha se Kosova ka platformë të bisedimeve me Serbinë. Ai tha se nuk mund të shkohet në bisedime, mbi atë cka përcaktohet me rezolutën e Kuvendit të Kosovës. bisedimet do të ishte mirë të mos zgjasin më shumë se një vit, tha Kuci.(LajmeShqip.com)
Monday, 29 October 2012 14:32