Prishtinë – Zv/kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi ka hedhur poshtë deklaratat e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiç për ndarje të Kosovës. Pas mbledhjes së qeverisë, Kuçi tha se logjika e ndarjes nuk do të përfundonte vetëm më Kosovën. Qeveria e Kosovës hedh poshtë çdo deklaratë për ndarje të Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se logjika e ndarjes nuk përfundon vetëm me Kosovën. Kjo, sipas tij, do të prekte edhe vendet tjera, prandaj një ide e tillë është e rrezikshme për stabilitetin rajonal. Kuçi këto komente i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, duke iu kundërpërgjigjur kështu deklaratës së zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, i cili ka thënë se ndarja e Kosovës është zgjidhje e problemit të statusit.
|
|
Wednesday, 18 May 2011 17:41 21 May 2013 13:44
17 May 2013 11:28
30 April 2013 13:07
28 April 2013 12:23
23 April 2013 14:42
22 April 2013 11:43
13 April 2013 08:52
12 March 2013 17:35
7 March 2013 19:36
7 March 2013 14:42