Lajme Shqip Monday, 21 May 2012 12:23

Prishtinë – Qeveria e Kosovës vlerëson se zgjedhja e  Tomisllav Nikoliçit si president i Serbisë nuk ndërlidhet me fatin e Kosovës. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, tha se zgjedhjet politike në Serbi janë për popullin serb dhe se fati dhe pavarësia e Kosovës nuk varet nga ato zgjedhje.

“Fati politik, pavarësia dhe zhvillimet e Kosovës nuk varen nga zgjedhjet politike që bëhen në Serbi. Por ato zgjedhje janë për popullin serb dhe janë vlerësim për të tjerët. Ajo çka mund të them është se Kosova do të prodhojë stabilitet paqeje dhe fqinjësi të mirë me të gjithë”.

Mirëpo, analistë politik në vend, kanë mendime krejtësisht ndryshe për përfaqësuesit e institucioneve. Analisti, Behlul Beçaj, tha se për dallim nga ish presidenti Boris Tadiç, Nikoliç do të ketë qasje ndryshe në raport me Kosovën.

Beqaj mendon se presidenti i ri serb do ti pëgjigjet kërkesave të BE-së për shumë çështje por gjithsesi Kosovën do ta trajtojë ndryshe nga paraardhësi i tij Boris Tadiç. (LajmeShqip.com)