Lajme Shqip Thursday, 26 May 2011 19:36

Havanë – Lideri kuban, Fidel Kastro mund të jetojë deri në 140 vjet, pavarësisht problemeve shëndetësore që ka patur vitet e fundit.

Kështu shprehet ish-mjeku i Kastros Eugenio Selman-Housein gjatë një seminari shkencor të mbajtur në Havana ditën e mërkurë.

Mjeku tha se, pavarësisht problemeve shëndetësore që “lider maximus” kaloi në vitin 2006-të, ai, që më 13 gusht mbush plot 85 – vjeç, aktualisht gëzon një shëndet të shkëlqyer dhe të qëndrueshëm.

Në Kubë regjistrohen 1551 persona mbi moshën 100 – vjeçare, një përqindje kjo e konsideruar e lartë në raport me numërin e përgjithshëm të popullsisë që shkon pak më shumë se 11 milion banorë.