Lajme Shqip Saturday, 24 October 2015 18:42

Kryetari i Partisë Popullore Evropiane, Joseph Daul, ka kundërshtuar veprimet e opozitës kosovare për bllokim të seancave të Kuvendit të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se veprimet e opozitës janë jo demokratike dhe të dhunshme.

“E kundërshtoj fuqimisht pengimin jodemokratik dhe të dhunshëm të punës në Parlament nga ana e opozitës në Kosovë”, ka shkruar Daul, transmeton lajmi.net.