Lajme Shqip Thursday, 22 September 2011 13:27

Tiranë – Kryebashkiaku  i  Tiranës, dhe punonjësit e administratës së Bashkisë, erdhën këtë të enjte në zyrë me biçikletë, në këmbë, ose me mjetet e transportit publik, në respekt të ditës botërore pa makina.

Bashkia e Tiranës dha mesazhin e rendësisë që ka për qytetin dhe qytetarët, lëvizja pa makina, në funksion të reduktimit të ndotjes dhe stresit.

Basha deklaroi pas mbërritjes në zyrë se “dita pa makina është një rast i mirë për të reflektuar mbi pastërtinë e qytetit por edhe mbi stilin e jetesës së qytetarëve.  Sot unë mora biçikletën për në punë, nuk është diçka e re për mua, nuk është diçka e re për qindra e mijëra qytetarë që biçikletën e kanë pasur mjet kryesor lëvizjeje, por sot gjërat janë ndryshe. Biçikletën e kam sjellë por nuk kam ku ta vendos”.

Basha garantoi me këtë rast se sëpari, duhet të sigurohet stacione biçikletash në të gjithë qytetin dhe Bashkia do të nisë menjëherë nga puna për ta bërë këtë realitet me financimet e veta dhe në partneritet me sektorin privat.

Së dyti, do të dedikohet korsi biçikletash në të gjithë qyteti, ku në të gjithë qytetin e Tiranës do të shënohen mbi 22 km korsi e dedikuar për biçiklletat.