Tiranë – Kryeprokuroja e Shqipërisë Ina Rama ka ofruar bashkëpunim me policinë për të përballuar me sukses situatën para dhe gjatë zhvillimit të zgjedhjeve lokale të 8 majit.
Shefja e akuzës shqiptarë ka deklaruar: “Në kushtet kur gjatë zhvillimit të kësaj fushate elektorale vihet re një shtim i fenomenit shqetësues të incidenteve që lidhen me zgjedhjet, është e domosdoshme, jo vetëm për ndjeshmërinë e opinionit publik por dhe për imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, që Prokuroria t`i përgjigjet kësaj situate me shtimin e gadishmërisë dhe marrjen e masave tekniko-organizative.
Prokuroria Shqiptare, si një institucion i pavarur, ka deklaruar Rama duhet të kryejë me paanësi detyrën e saj kushtetuese dhe në të gjitha rastet e shkeljes së ligjit në nivelin e një vepre penale, të kryera qoftë nga zgjedhësit, apo nga anëtarë të organeve që janë të ngarkuara nga ligji me kryerjen e procesit zgjedhor, duhet të garantojë se do të bëjë proces hetimor professional, të paanshëm dhe larg çdo ndikimi politik.
Wednesday, 04 May 2011 16:53