Lajme Shqip Monday, 09 January 2012 14:56

Shkup-Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, do të zhvillojë nesër në Kosovë një vizitë zyrtare njëditore, me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Sipas axhendës së njoftuar sot nga zyra e shtypit e Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentarët Krasniqi e Veljanoski, pas ceremonisë së pritjes, do të zhvillojnë takim kokë me kokë dhe takim të përbashkët me delegacione.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, gjatë vizitës në Prishtinë pritet të ketë edhe takime të tjera.