Prishtinë – Deputetja gjermane e Parlamentit Evropian, Doris Pack në një intervistë për Radio Dukagjinin ka deklaruar se institucionet e Kosovës dhe udhëheqësit e tyre janë funksionalë dhe po e kryejnë punën e tyre mirë.
Sipas saj, “vullneti” i AAK-së që të marrë poste qeveritare është i palogjikshëm duke e pasur për bazë përqindjen e votave të tyre.
Eurodeputetja thotë se ky subjekt politik duhet të jetë më i durueshëm.
Duke folur për ambiciet e Haradinajt që të udhëheq me Qeverinë, ajo ka theksuar se i pari i AAK-së duhet të jetë më modest.
“Rasti i Haradinajt ka shkaktuar mjaft telashe por ka marrë fund një herë e mirë. Mendoj se ai duhet të jetë më i durueshëm. Ai nuk duhet të besojë se është kosovari më i madh dhe më i mirë për të qenë kryeministër menjëherë pas daljes nga burgu. Është shumë më mirë që ai të jetë më modest. Kjo është ajo për çka kemi nevojë”, ka thënë Pack.(LajmeShqip.com)
Friday, 04 January 2013 14:33