Lajme Shqip Tuesday, 18 February 2014 13:24

ciKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që të falenderojë të gjithë ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”.

Bëhet me dije se në portalin e tij social, tashmë janë bërë më shumë se 100 mijë ndjekës. “Edhe pse kam dy muaj që e përdor FB-në, në faqen time zyrtare janë grumbulluar 100 000 qytetarë nga Kosova dhe diaspora që vazhdojnë të më ndjekin dhe të më mbështesin.

Unë shkruaj me qindra persona, por më shumë bisedoj drejtpërdrejt me aplikacionin “Pyete Thaçin”, ndërsa shumë të tjerë janë aktiv edhe në “Instagram” dhe “Twitter”.

Ju falënderoj që shprehni interesim për komunikim të sinqertë dhe transparent. Së bashku do të korrim suksese të reja”, ka shkruar Thaçi.