Shefi i qeverisë shkon në Shkup me ftesë të homologut maqedonas Nikola Gruevski. Axhenda e kryeministrit Berisha parashikon qëndrimin në Shkup dhe më pas në Tetovë.
Kryeministri shqiptar do të zhvillojë takime me homologun e tij, Nikolla Gruevski, presidentin George Ivanov dhe kryeparlamentarin Trajko Veljanovski.
Gjithashtu parashikohen edhe takimet e ndara me liderët e partive politike shqiptare, Ali Ahmetin e BDI-së, Menduh Thaçin e PDSH-së dhe krerët e partive të tjera shqiptare. Berisha gjatë qëndrimit në Tetovë do të takohet edhe me kreun e komunës së Tetovës, Sadi Bexheti.
Thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, proceset euroatlantike si dhe nisma të reja do të jenë pjesë e axhendës së kryeministrit Berisha në Maqedoni.
Tuesday, 08 November 2011 10:55