Lajme Shqip Wednesday, 29 July 2015 08:22

Qeveria e Kosovës sot e mërkurë, do mbajë mbledhjen e saj të rregullt duke filluar nga ora 9.

Edhe pse kryeministri Isa Mustafa kishte paralajmëruar se shumë shpejt do të jenë në qeveri në riprocedim amendamentet për Gjykatën Speciale, nuk dihet nëse sot do të diskutohet për këtë çështje.

Kuvendi i Kosovës në seancëngoo e 26 qershorit, dështoi që të votojë pro formimit të kësaj gjykate.