Lajme Shqip Thursday, 29 September 2011 11:45

Shkup – Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski do ta presë kryeministrin turk Erdogan në aeroportin “Leka i Madh”.

Në pritje do të mbahet ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Dy kryeministrat do ta vizitojnë objektin e aeroportit “Leka i Madh”.

Më pas në Qeveri Gruevski dhe Erdogan do të mbajnë takim sy më sy, ndërsa janë parashikuar edhe bisedime zyrtare të delegacionit të Maqedonisë dhe Turqisë. Kryeministri turk Erdogan sot do të takohet edhe me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryetarin e Kuvendit Trajko Veljanoski.

Takim me kryeministrin turk do të ketë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në kuadër të vizitës zyrtare, bashkëshortet e kryeministrave Borkica Gruevska dhe Emine Erdogan pritet sot ta vizitojnë Ambasadën e fëmijëve “Megjashi” në Shkup.