Lajme Shqip Sunday, 18 September 2011 11:13

Tiranë – Është nisur sot në New York kryeministri i Shiqpërisë, Sali Berisha. Ai do të marrë pjesë në debatin e përgjithshëm të sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe do të mbajë fjalim në seancën plenare.

Kryeministri Berisha do të zhvillojë një takim me Nënsekretarin e Shtetit për çështje politike. Do të takojë edhe delegacionin e Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Presidentja Atifete Jahjaga.

Berisha do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Obama për nder të delegacioneve pjesëmarrëse në debatin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në hapjen e Forumit të parë të Investimeve SHBA-Shqipëri, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të biznesit dhe sipërmarrjes amerikane.

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë do ta vizitojë edhe bursën e New York-t, NASDAQ, ku do të bëjë mbylljen e një prej sesioneve ditore të bursës, në Ëall Street. Kjo ceremoni do të shoqërohet edhe me transmetimin përreth një orë në ekranin që ndodhet në sheshin e Times Square në New York të një videoje promovuese me imazhe nga Shqipëria.