Lajme Shqip Thursday, 14 February 2013 11:15

Kryeminstri shqiptar, Sali Berisha, ka postuar një fotografi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shihet duke pirë një kafe me bashkëshorten e tij, Liri Berisha.

Sipas fotografisë së postuar, shihet se kryeministri Berisha, po shënon Ditën e Valentit, pasiqë edhe fotos ia ka bashkangjitur një fjali ku uron miqtë e tij në Facebook për këtë ditë.

“Te dashur miq! Gezuar Shen Valentinin, diten e zemres suaj, zjarri i te ciles sublimohet ne me te miren e njeriut, ne mrekulline e tij qe e ben ate te jete vetvetja! Sb”, ka shkruar kryeministri përbri fotos.