Lajme Shqip Sunday, 01 April 2012 15:29

Vizita në Maqedoni e Karlos Slim, biznesmenit më të pasur në botë, e vendos edhe një herë vendin në hartën botërore të vendeve që janë të mira për investime, ndërsa lëvdatat e tij për politikat ekonomike të Qeverisë realizimet në disa vitet e fundit dhe renditja për gjashtë vite me radhë ndër vendet më të mira reformatore në botë, sipas Doing Business, dhe taksat më të ulëta në Evropë, janë një nxitje për Qeverinë.

Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski pas takimit të Slimit me ekipin qeveritar ekonomik, i kryesuar nga kryeministri Nikolla Gruevski.

“Është një kënaqësi që edhe një herë të them se ky manjat i madh financiar është i pranishëm në Maqedoni. Për herë të parë në këto 20 vjet, kemi mundësi që biznesmeni më i pasur në botë ta vizitojë Maqedoninë. Dhe kjo është edhe një provë se ajo që ne jemi duke punuar në planin ekonomik në përmirësimin e klimës së biznesit për investitorët vendas dhe të huaj nuk mbetet pa u vënë re. Përkundrazi, edhe investitorët më të mëdhenj botërorë dhe njerëtit më të pasur në botë gjithnjë e më shumë e vizitojnë Maqedoninë dhe kjo është një mënyrë që tregimi për Maqedoninë si destinacion i mirë për investime dhe kështu edhe hapja e vendeve të reja të punës të përhapet në mbarë botën dhe të kemi momente sa më pozitive siç është hapja e investimeve të reja jo vetëm në Shkup, por në tërë Republikën. E gjithë kjo tregon se RM është gjithnjë e më tërheqëse për investitorët e huaj dhe që na presin kohë më të mira dhe hapje të vendeve të reja pune”, tha Stavrevski.

Në takimin me Slim është diskutuar edhe për projektet potenciale për investime të cilat Qeveria e RM-së ua ofron investitorëve të huaj edhe atë në fushën e energjisë si në Luginën e Vardarit, në fushën e patundshmërive, si ndërtimi i komplekseve të mëdha banimi në kazermën Ilinden, Sonçev Grad, në zonat e zhvillimit turistik në Ohrit, Prespë dhe Dojran.

Janë prezantuar edhe projektet në pjesën e mundësive për investime në miniera, si dhe privatizimi i kompanive shtetërore Kombinati i duhanit, ndërsa në pjesën e projekteve infrastrukturore që kanë të bëjnë me ndërtimin e autostradave të korridoreve 8 dhe 10, linjës hekurudhore drejt Bullgari dhe ngjashëm.

“Qëllimi ynë është që Slim të ketë idenë për potencialet e përgjithshme të Republikës së Maqedonisë, për ato projekte të mëdha që kërkojmë për të tërhequr investime të huaja. Prania e tij në RM është ndjekur nga pothuajse të gjitha mediat botërore. Slim është një njeri që kudo që të paraqitet tërheq vëmendjen dhe kjo do të ndihmojë që Maqedoninë të marrë një profil më të lartë dhe të jetë e pozicionuar më mirë në hartën botërore të investimeve që përshtatet plotësisht me përpjekjet tona dhe atë që e bëjmë përmes vendeve që i vizitojmë, ku gjithashtu para biznesmenëve i paraqesim mundësitë e investimit”, tha Stavreski.

Në pyetjen e gazetarëve ai deklaroi se sipas hulumtimeve të Slim, Maqedonia në mënyrë të mirë e ka preztnaur klimën e biznesit, ambienti për investime është i mirë, ndërsa atë që vendi e ofron si pako më atrajtive tatimore në Evropë, është në mënyrë të veçantë e respektuar nga ana e tij. Sipas fjalëve të tij, me politika të këtilla, tha Stavreski,  Maqedonia mund të pret në të ardhmen vëllim të rritur të investimeve.

Manjati financiar ka shprehur interes më të madh në disa projekte nga fusha e minierave, energjisë dhe privatizimit të kompanive shtetërore. Por, thotë se meqë bëhet fjalë për vizitë të parë të tij, nuk mund të thotë më shumë hollësi në lidhje me këtë.