Beograd- Sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë Sllobodan Homen paralajmëroi sot se Qeveria e Serbisë e përshëndet mundësinë për tërheqje të padisë për gjeneocid të parashtruar nga Kroacia kundër Serbisë.
Ai theksoi se ajo do të kontrribuonte për tërheqje të kundërapadisë me çka do të fitohej bazë për negociata për zgjidhje të çështjeve kryesore.
“Si Qeveri e Serbisë e përshëndes mundësinë për tërheqjen e padisë nga ana e Kroacisë dhe kjo është mënyra më e mirë për zgjidhje të problemit”, deklaroi Homen për RTS.
Sipas tij, me hapin e tillë Kroacia do të hapë tre çështje kryesore – kthimin e pasurisë kulturore, çështjen për krimet ushtarake dhe kthimin e pronave.
Tuesday, 10 January 2012 12:12