Lajme Shqip Thursday, 19 May 2011 15:25

Zagreb – Administratorin libian të punëve në Zagreb, Abdulkarim Nasa, Kroacia do ta shpallë person-non-grata, pohojnë mediat kroate, duke iu referuar burimeve të afërta me Qeverinë.

Konfirmim zyrtar akoma nuk ka, por më shumë burime nga vetë kreu politik e konfirmuan lajmin për dëbim të afërt për shkak të bisedës për “Veçernje novosti”, sepse është vlerësuar si deklaratë që e ka dhënë në atë rast janë jopërkatëse për kodin diplomatik.

Abdulkarim Nasa në atë bisedë ka shprehur keqardhje që “ministri i Punëve të Jashtme, Gordan Jandrokoviq në emër të Qeverisë kroate ka dhënë legjitimitet për sulmin në Libi” dhe ka shtuar se Qeveria kroate “ka harruar se një numër i madh i kompanive kroate kanë marrëveshje me Libinë dhe se shumë punëtorë kroatë kanë punuar në Libi”.

Administatori libian i punëve tha se presidenti i mëparshëm Stipe Mesiq i ka dërguar përshëndetje kolonelit Moamer Gadafi dhe se ai mesazhet i ka çmuar në mënyrë të jashtëzakonshme.

Mesiq në mbështetjen publike ndaj Gadafit shkaktoi zemërim në MPJ-në e Zagrebit, sepse, derisa diplomacia kroate shprehte mbështetje për intervenimin ushtarak në Libi, ish-presidenti e mohonte justifikimin e tij.