Lajme Shqip Monday, 16 January 2012 13:47

Nju-Jork/Londër- Nafta e papërpunuar sot në mëngjes në bursën në Nju-Jork arriti pothuajse 99 dollarë për një barel, pasi që në treg po mbizotëron brengosja se tensionet e Lindjes së Afërt do të mund ta çrregullonin furnizimin me “arrin e lëngshëm”, por shtrenjtimi më i madh është parandaluar nga neuroza për shkak të uljes së rejtingut kreditor të nëntë anëtareve të eurozonës.

Çmimi i naftës “së lehtë” amerikane në bursën e Nju-Jorkut u rrit për 18 centë në 98,88 dollarë për barel, derisa njëkohësisht “brent” nafta evropiane në bursën ndërkombëtare në Londër u shtrenjtua për 35 centë në 110,79 dollarë për barel.

“Në rritjen e çmimeve të naftës ka ndikuar druajtja nga shkelja në furnizim, e nxitur nga tensionet rretj programit bërthamor iranian dhe grevat masive në Nigeri, por deri te shtrenjtimi më i madh nuk ka ardhur për shkak eskalimit të krizës debitore në Evropë”, deklaroi analistja e grupacionit bankar australian AHZ, Natali Robertson.