Lajme Shqip Thursday, 07 June 2012 13:33

Berlin – Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje anëtarëve të Bashkimit Evropian që t’i japin më shumë pushtet autoritetetit të centralizuar të BE-së, hap pas hapi, duke thënë se një bashkim më efektiv politik është i nevojshëm për t’u marrë me sfidat me të cilat përballet blloku.

Merkel, tha se BE nuk ka nevojë vetem për një “monedhë të unionit, por po ashtu edhe për një të ashtuquajtur union fiskal dhe më shumë politika të përbashkëta buxhetore.

Një samit për krizën e eurozonës pritet të mbahet më 28 dhe 29 qershor. (LajmeShqip.com)