Kriza ekonomike po shtrihet gjithnjë e më tepër në ekonominë botërore dhe për këtë arsye dy liderët, ai SHBA-së Barak Obama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë biseduar nëpërmjet telefonit për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta gjatë muajve në vazhdim.
Lajmi është bërë publik nga Shtëpia e Bardhë e cila shpjegon se “dy liderët janë dakord për nevojën e një aksioni të përqendruar në muajt në vazhdim për të përballuar sfidat aktuale ekonomike që do të garantonin frymarje globale në ekonomi”.
Ndërsa të hënën Obama foli për planin ekonomik të ri të SHBA-së për shkurtimin e taksave dhe borxhit publik amerikan deri në 2017, kancelarja Merkel ka artikuluar edhe fundin e Bashkimit Europina në rast të dështimit të monedhës unike Euro!… (LajmeShqip.com)
Tuesday, 20 September 2011 00:27