Lajme Shqip Wednesday, 30 May 2012 19:00

Tiranë – Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi të mërkurën se, qeveria do të rishikojë buxhetin e shtetit për vitin 2012.

“Do të rishikojmë zhvillimet e 6-mujorit të parë dhe prespektivën për 6-mujorin e dytë në një kontekst konkret faktik. Do të vijojmë të rishikojmë kuadrin tonë makroekonomik, objektivat për vitin 2012 në përputhje me zhvillimet globale rajonale dhe për më tepër edhe zhvillimet konkrete në ekonominë shqiptare”, Bode.

Sipas Bodes, të ardhurat konkrete kanë rezultuar me një rritje pozitive ndryshe nga ekonomitë e rajonit tonë. “Dihet që viti 2012 është një vit i vështirë për shkak të zhvillimeve në eurozonë dhe impaktit që ka kriza e eurozonës në vendet e rajonit tonë. Zhvillimet në ekonomitë e Greqisë, Italisë, por edhe më gjerë sigurisht nuk do të kalojnë pa lënë gjurmë edhe në ekonomitë e rajonit, dhe atë tonën”, deklaroi Bode.

Sipas Bodes, është pozitive pasi për periudhën katër mujore kemi një rritje pozitive të të ardhurave të buxhetit të shtetit, por nënvizoi Bode, jo në përputhje me objektivat tanë me një diferencë prej 3-4 % dhe kjo na bën që të jemi të kujdesshëm në programimin për 6-mujorin e dytë të vitit që vjen.  (LajmeShqip.com)