Lajme Shqip Friday, 06 January 2012 16:30

Londër – Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristin Lagard, deklaroi se viti 2012 nuk do të jetë fundi i monedhës evropiane, pavarësisht krizës aktuale që ka përfshirë vendet e eurozonës. Një deklaratë e tillë erdhi gjatë vizitës që Lagard po zhvillon në Afrikën e Jugut.

“Shpesh më pyesin nëse viti 2012 do të jetë fundit i monedhës euro. Unë nuk mendoj se një gjë e tillë do të ndodhë”, deklaroi numri një i Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke shtuar se euro është një monedhë e re, por solide.

“Kemi brenda Eurozonës presion serioz lidhur me borxhet e disa vendeve apo me forcimin e sistemit bankar, të cilat duhen adresuar. Megjithatë mendoj seriozisht se monedha euro nuk do të zhduket gjatë 2012”, u shpreh Lagard.