Lajme Shqip Tuesday, 13 September 2011 22:45

Mitrovicë – Rrugët në veri të Kosovës janë bllokuar tërësisht në orët e vona të së martës nga grupe kriminale serbe kanë bërë të ditur bashkëpunëtorët nga terreni të Portalit LajmeShqip.com.

Serbët në këto orë kanë vendosur barrikada në Magjistralen e Ibrit, në fshatin Rudare, në rrugën që dërgon në pikën kufitare në Jarinjë.

Edhe në fshatin Zupç serbët kanë vendosuar barrikada, duke bllokuar tërësisht rrugën që shpie në pikën kifitare në Bërrnjakë.

Gjithashtu, risi e bllokimit të serbëve është edhe rruga në veri të Mitrovicës, afër shkollës teknike, ku janë vendosur barrikada të reja.

Burimet kanë shtuar se në afërsi të barrikadave janë duke u vërejtur persona të armatosur me AK 47. Personat që janë duke lëvizuar me armë, në afërsi të barrikadave, janë ata që para dy ditësh kanë hyrë në mënyrë të organizuar nga Serbia në Kosovë. (LajmeShqip.com).