Lajme Shqip Monday, 19 September 2011 15:59

Mitrovicë – Serbët që morën ndihmat e ndara nga Komuna e Mitrovicës janë kërcënuar nga grupet kriminale të veriut.

Ata iu kanë thënë qytetarëve serbë se do t’i shpallin tradhtarë, pasi që pranuan ndihmat nga Komuna e Mitrovicës, dhe se mund të kenë probleme duke u bërë cak i sulmeve me bomba.

Dhënien e ndihmave për serbët e veriut e ka konfirmuar edhe zyrtari Behxhet Bala. Ai më ka thënë se institucionet shtetërore e kanë për obligim që qytetarëve t’iu dalin në ndihmë.

“Është krejt normale që ne do t’i ndihmojmë të gjithë qytetarët, pa asnjë dallim”, ka thënë ai.

Komuna e Mitrovicës ka vendosur sot që t’iu shpërndajë ndihma ushqimore dhe serbëve të veriut, pasi që ata janë bllokuar dhe nuk kanë mundësi të lëvizjes, shkaku u barrikadave nëpër rrugë, të ngritura nga kriminelë serbë. (LajmeShqip.com)