Lajme Shqip Friday, 16 September 2011 11:44

Dy ish-inspektoret e tatimeve në bashkinë e Tiranës, kanë depozituar në prokurori kallëzimin tjetër penal ndaj Florenc Hoxhës, duke dorëzuar në organin e akuzës provën e mesazhit të shkruar ku lexohet qartë kërcënimi me jetë.

Ngjarja që u regjistrua pak ditë më parë brenda ambjenteve të Bashkisë së Tiranës, tashmë që ajo drejtohet nga Lulzim Basha, ka vijuar edhe më tej kësaj here me kërcënime telefonike.

Dy ish-punonjëset e bashkisë së Tiranës pretendojnë se këto mesazhe kanë vetëm një autor dhe ai është Florenc Hoxha, aktualisht drejtor i policisë bashkiake. “Do t’ju vras” është paralajmërimi i Hoxhës ndaj Anila Çobanit dhe Etleva Durajt nëse ato do t’a padisnin sërish në prokurori.

Dy inspektoret e tatimeve në bashkinë e Tiranës, kanë depozituar në prokurori kallëzimin tjetër penal ndaj Florenc Hoxhës, duke dorëzuar në organin e akuzës provën e mesazhit të shkruar ku lexohet qartë kërcënimi me jetë.