Tiranë- Kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, u betua të enjten në seancën e fundit plenare për këtë vit para fillimit nga puna në postin e ri. 
Një javë më parë Kuvendi miratoi me 70 vota pro, 61 kundër dhe 3 abstenime dekretin e Presidentit të Republikës që propozonte kandidaturën e Bujar Leskajt për kryetarin e KLSH-së.
Bujar Leskaj, deputet i PD-së në legjislaturën e kaluar, ka mbajtur postin e ministrit të Kulturës në vitet 2005-2009.
Dekretimi i Bujar Leskajt në krye të KLSH-së u bë nga Presidenti Topi më 17 nëntor, pas rrëzimit të kandidaturës së Sali Shehut. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 December 2011 19:24