Lajme Shqip Wednesday, 11 January 2012 14:25

Prishtinë- Kryeparlamentari Jakup Krasniqi tha sot se duhet bërë ndryshimi i nenit 84 të Kushtetutës i cili përcakton kompetencat e Presidentit të Republikës.

 Pas takimit të kryesisë së Kuvendit, Krasniqi u shpreh në favor të një mandati të ri për komisionin për ndryshimet kushtetuese me qëllim që të bëhet një amdamentimi i plotë i kushtetutës.

 Kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshohet në mënyrë që të hiqen nga ajo dualizmat që kanë të bëjnë me komptencat e presidentit dhe kryeministrit.

Kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi, tha se kryesia e kuvendit ka vendosur që kërkesa e komisionit për amendamentimin e kuhtetuës për mandate shtesë ti dërgohet për miratim Kuvendit të Kosovës.