Prishtinë – PDK-ja nuk ka marrë asnjë masë për largimin e Jakup Krasniqit dhe të Fatmir Limajt, pavarësisht që të dy u rreshtuan kundër kësaj partie në zgjedhjet e 3 nëntorit.Por, as vetë ata nuk kanë iniciuar procedura për largimin nga Grupi parlamentar i PDK-së.
Deputeti i pavarur, Emin Gërbeshi, i cili më herët e kishte braktisur Koalicionin për Kosovë të Re, ka thënë se PDK-ja për shkak të numrave në Kuvend nuk po i ‘nguc’, ndërsa vlerëson të pakuptimtë qëndrimin e tyre në këtë parti.
Kurse nga ana tjetër, deputeti dhe njëherit shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci pat deklaruar se deputet e PDK-së nuk ndihen keq që Limaj ulet në mes të deputetëve të tjerë të PDK-së. Ky subjekt, shtoi ai, i konsideron pjesë të saj edhe Limajn e edhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi. /Koha/
Friday, 22 November 2013 11:15