Lajme Shqip Wednesday, 06 June 2012 15:42

Prishtinë – Udhëheqës të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, kanë paraqitur sot para Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të AKI-së, raportin rreth shpenzimeve të buxhetit të këtij institucioni.

Duke e vlerësuar si sekrete përmbajtjen e këtij raporti kryetari i  komisionit, Florin Krasniqi  tha se  sipas raportit AKI-ja funksionon edhe në Veri të Kosovës. “ Po sipas raportit të drejtorit agjencia vepron në Veri të vendit, përgjigja është po.”

Duke folur rreth shqyrtimi të buxhetit dhe shpenzimeve të AKI-së, Florin Krasniqi tha se sipas raportit të paraqitur nga AKI-ja, del se nuk ka pasur keqpërdorime financiare nga kjo agjenci.

Krasniqi tha se  raporti i AKI-së, nuk vëren të jenë bërë shkelje të të drejtave të njeriut, të cilat do të nxitnin nisjen e hetimeve nga ana e komisionit parlamentarë për mbikëqyrje të AKI-së. (LajmeShqip.com)