Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar sot mes debatesh, numërimin e fletëvotimeve të kontestuara për bashkinë e Tiranës, një proces që është ndërprerë në këto çaste për të rifilluar në ora 17:00.
Pas mesditës, KQZ numëroi kutitë e KZAZ-së nr. 55, njësia 11, ku sërish ndër fletët e panumëruara 7 i përkisnin kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha dhe 7 kandidatit të koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Edi Rama.
KQZ ka nisur procesin e numërimit të fletëve të pavlerësuara nga dita e djeshme dhe deri tani, pas hapjes së 34 kutive, ka konstatuar të vlefshme 57 vota në favor të kandidatit Basha dhe 22 vota për kandidatin Rama.
Thursday, 19 May 2011 17:41