Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 13:58

Tiranë – Rezultatet e publikuara së fundi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për koalicionet zgjedhore në vend në procesin zgjedhor të 8 majit vijojnë të nxjerrin kryesues koalicionin “Aleanca për Qytetarin”.

Sipas të dhënave nga KQZ, në rang vendi për këshillat bashkiakë koalicioni “Aleanca për Qytetarin” ka marrë 803.182 vota, kurse koalicioni “Aleanca për të Ardhmen” 663.408 vota, me një diferencë prej 139. 774 vota,  ndërsa për partitë jashtë koalicioneve janë dhënë 75. 247 vota.

Gjithashtu, sipas të dhënave të KQZ-së kandidatët e pavarur për këshillat bashkiakë kanë fituar 10.353 vota.