Lajme Shqip Saturday, 28 May 2011 12:11

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e mandateve për këshillat bashkiakë, pas zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Në mbështetje të Kodit Zgjedhor (neni 166), KQZ përllogariti të premten në mbremje shpërndarjen e mandateve për Këshillin e Bashkisë Kukës, i cili përbëhet nga 25 anëtarë.

Në bazë të rezultatit të zgjedhjeve, koalicioni “Aleanca për Qytetarin” në këtë bashki ka marrë 15 këshilltarë,  koalicioni “Aleanca për të Ardhmen”, 8 këshilltarë, ndërsa dy të tjerë kanë fituar si të pavarur, pasi kanë marrë numrin e nevojshëm të votave.

Nga koalicioni i djathtë, PD ka marrë katër këshilltarë, PR dhe PLL nga dy këshilltarë secila dhe nga një do të kenë shtatë partitë e tjera.

Ndërsa për koalicionin e majtë, PS do të përfaqësohet në këshillin bashkiak të Kukësit me 2 këshilltarë, ndërsa gjashtë parti të tjera do të kenë secila nga një anëtar.