Lajme Shqip Tuesday, 24 May 2011 16:31

Prishtinë – Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë ka bërë të ditur se edhe sot ka vazhduar greva e të burgosurve në burgun e Dubravës.

Nga informatat që ka KMDLNj, grevistët kanë kërkuar garanci me shkrim nga institucionet për përshpejtimin e miratimit të Ligjit për Amnisti në mënyrë që ata të ndërpresin grevën. KMDLNj, gjithashtu, është informuar se deri më tani gjendja shëndetësore e grevistëve është stabile.

KMDLNj në njoftimin për media thekson se e përkrahë miratimin e Ligjit për Amnisti.