Prishtinë – Zv/kryeministri dhe ministri i Drejtësisë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi dhe ministri i Drejtësisë i Republikës së Turqisë, Ahmet Kahraman, nënshkruan sot marrëveshjet për ekstradim, transferim të personave të dënuar dhe bashkëpunim gjyqësor në çështje penale.
Ministri Kuçi tha së nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ka rëndësi të madhe si për Kosovën, ashtu edhe për Turqinë.
“Këto marrëveshje do të ndikojnë në forcimin e rendit dhe ligjit në dy vendet tona, por do të jetë edhe një mundësi më e mirë në rastet kur personat që kanë bërë krime, t’i përgjigjen drejtësisë, prandaj nga ky moment, qytetaret e dy vendeve do të kenë një siguri më të madhe juridike”, tha ministri Kuçi.
Edhe ministri Ahmet Kahraman, vlerësoi se “këto marrëveshje po e forcojnë në vazhdimësi bashkëpunimin në mes nesh dhe ky bashkëpunim tani po bëhet mbi bazat e të drejtës”.
Të dy ministrat thanë së Kosova dhe Turqia në të ardhmen do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi edhe në fushën civile dhe tregtare.
Tuesday, 31 May 2011 12:34