Prishtinë – Pjesa dërmuese e farmacive në Kosovë kanë hyrë sot në grevë 24-orëshe, të indinjuar me mosregjistrimin e barnave dhe aksionin e fundit të Doganave për konfiskimin e ilaçeve pa banderola.
Autoritetet doganore në bashkëpunim me njësitin e kontrabandës së Policisë së Kosovës, ditë më parë ndërmorën një aksion për verifikimin e origjinës se barnave, të cilat hyjnë në tregun vendor.
Në shumë barnatore janë gjetur barna të kontrabanduara, me ç’rast përveç konfiskimit janë shqiptuar edhe gjoba, ka thënë Adriatik Stavileci, zëdhënës i doganave.
Kryetari i Shoqatës se Farmacisteve të Kosovës, Kadri Bytyqi, tha se ky veprim është i padrejtë, andaj kjo është arsyeja që ne sot jemi në grevë.
“Kërkesat tona janë stabilizimi i tregut me barna të nevojshme për konsumatorët dhe pacientet tanë. Greva e sotme është grevë paralajmëruese në qoftë se kërkesat tona që ju kemi nënshtruar të gjitha instancave relevante nuk plotësohen greva ne të ardhmen do të jetë edhe me e gjatë dhe edhe me radikale”, tha ai.
Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, këtë veprim e quan si të ngutshem.
“Ministria gjithashtu është duke punuar me përkushtim në tejkalimin e dobësive evidente ne sektorin farmaceutik te krijuar me dekada duke siguruar parakushtet politike qe furnizimi i tregut me barna te cilësisë së sigurt në Kosovë, të rregullohet në masë të konsiderueshme brenda një përudhe sa me të shkurt kohore.
Bytyqi thotë se greva nuk është dëshirë e farmacistëve, por rezultat i shterjes së të gjitha rrugëve tjera.
Tuesday, 12 April 2011 10:42