Prishtinë – Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Ushqimit të Republikës së Sllovenisë.
Memorandumi u nënshkrua nga Ministri Blerand Stavileci dhe Ministri i Bujqësisë së Sllovenisë, Dejan Zhidan.
Palët nënshkruese do të promovojnë shkëmbimin e përvojave në fushën e bujqësisë dhe degët industriale që kanë të bëjnë më të.
Mes tjerash pritet të behet edhe shkëmbimi i ekspertëve në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe degëve industriale lidhur me to.
Ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci, ndër të tjera tha se bashkëpunimi do të shërbejë në të mirë të të dyja vendeve.
Ndërkohë, ministri slloven vlerësoi memorandumin e nënshkruar, ndërkohë që vuri në pah rrezikun e mungesës së ushqimit në botë.
“Kemi detyra shumë të rëndësishme përpara. Shpesh harrojmë që ka 1 miliardë njerëz në botë që nuk e kanë ushqimin e duhur. Ne duhet të bëjmë dicka që kjo gjendje të ndryshojë”, ka thënë Zhidan.
Memorandumi u cilësua si një rrugë që do të ndihmojë në avancimin e shumë proceseve të ministrive të të dyja vendeve.
Tuesday, 10 May 2011 15:07