Lajme Shqip Thursday, 23 February 2012 20:15

Blegtoria në Kosovë, konsiderohet ndër shtyllat kryesore që ndikon në zhvillimin ekonomik.

Prandaj, duhet të përkrahet më shumë, me qëllim që të stimulohet dhe të inkurajohet sektori privat. Kështu kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës,  Safet Gërxhaliu, në aktivitetin e organizuar për përzgjedhjen e fermerit më të mirë.

TON deklaroi se: “Fermerit dhe bujqësisë t`i kthehet reputacioni dhe mbi të gjitha të demantohen zërat se në Kosovë nuk mund të ketë produkte të shëndosha dhe nuk mund të ketë zhvillim të bujqësisë”.

Fermer i vitit u zgjodh Adem Sufaj nga Demjani i komunës së Gjakovës, i cili tha se ky aktivitet është një stimulim për t`u marrë më shumë me këtë veprimtari.Oda Ekonomike ka përzgjedhur edhe katër fermerë të tjerë, për zhvillimin e blegtorisë në Kosovë.

Ministrat e Bujqësisë dhe të Tregëtisë e Industrisë, Blerand Stavileci dhe Mimoza Kusari Lila, e vlerësuan të domosdoshme përkrahjen e fermerëve dhe u zotuan se do të gjejnë forma për stimulimin dhe mbështetjen e tyre.

Duke folur rreth raportit të BE-së rreth ndotjes së tokës, ata kundërshtuan edhe një herë duke thënë se përkundrazi toka në Kosovë është shumë e begatshme.  Nga ana tjetër, të dhënat e raportit të projektit EULUP-it, se toka bujqësore e Kosovës është e kontaminuar, janë ende ta pamiratuara.