Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 14:13

Prishtinë – Kryetari  i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka shprehur  në mënyrë kronologjike pakënaqësitë ndaj Ministrisë dhe ministrit të Shëndetësisë.

Syla ka deklaruar se 3 muaj pas fillimit të punës së Ministrisë së Shëndetësisë, ky sektor është në gjendje shumë kritike.

Sipas tij, sindikata ka shprehur dëshirën për dialog që nga fillimi i marrjes së ministrisë nga qeveria e re, por kërkesa e tyre ka hasur në vesh të shurdhër.

Pakënaqësi, sipas Sylës, ka edhe për pagat e mjekëve kujdestarë, pasi që, sipas tij, nuk ka pasur rritje të pagave, por vetëm ulje.

Syla ka deklaruar se janë në dijeni që pagat nuk do t’i marrin me rritje, mirëpo nuk do të lejojnë që punëtorët shëndetësorë të dalin në rrugë dhe pacientët të mbesin në mëshirë të fatit.