Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 16:19

Prishtinë – Ambasada e SHBA-së në Kosovë, dhuroi 1. 5 milion dollar për të mbështetur projektet e trasshëgimisë kulturore dhe ruajtjes së tyre ne Kosovë. Këtë donacion, ia dhuroi ministrit të kulturës rinisë dhe sportit Memli Krasniqit, ambasadori amerikan, Kristofer Dell.

Minstri Krasniqi tha se kanë bërë perzgjedhjën e projekteve, të cialt do të perfitojnë nga ky donacion shumë i vlefshëm .

Ndërsa, abasadori Dell tha se trashëgimia kulturore nuk është vetëm pjesë e së kaluarës së Kosovës, por edhe e ardhmës së saj.

“Kosova gëzon një trashëgimi të mrekullueshme dhe të shumëllojshme kulturore, që prej gërmadhave ilirike dhe romake, e deri tek kishat dhe manastiret mesjetare serbe, e shtëpitë e bukura në Prizren dhe gjetkë të shekullit 19-të” ka thene Dell.

Projektet e përzgjedhura në një konkurrim të hapur e që do të përfitojnë nga ky donacion janë: restaurimi i Kalasë së Vushtrrisë, i Hidrocentralit të vjetër në Prizren, restaurimi i një kishe në Prizren, një kishe tjetër në fshatin Hoçë e Madhe, Shtëpia e Shehzades në Prizren dhe projekti i fundit ka të bëjë me digjitalizimin e freskave në Manastirin e Graçanicës.