Lajme Shqip Saturday, 19 May 2012 21:00

Prishtinë -Votimi i mundësuar nga OSBE për personat në Kosovë që kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të Serbisë do të mbahet të dielën, më 20 maj.

Misioni i OSBE në Kosovë ka njoftuar sot edhe listën e 28 qendrave për mundësim të votimit, ku do të jenë 90 vendvotime.

Në raundin e parë, më 6 maj, misioni njoftonte se rreth 109.000 votues kanë të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, që mundësohen nga OSBE. (LajmeShqip.com)