Prishtinë – Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, tha sot se lansimi i fillimit të dialogut për liberalizimin e vizave me BE-në, deri në fund të këtij viti, paraqet të arriturën më të rënëdësishme për Kosovën pas shpalljes së pavarësisë. Fillimi i dialogut për liberalizimin e vizave me BE-në deri në fund të këtij viti, për Kosovën paraqet të arriturën më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë, konsideron ministrja e integrimit Evropian, Vlora Çitaku duke premtuar Kosova do t’i përmbushë kriteret në një afat rekord.
Më tej, ministrja Çitaku e ka vlerësuar atë real, ndërsa ka përmendur punën që është bërë, duke arsyetuar se procesi i stërzgjatur zgjedhor ka penguar që të bëhet më shumë përparim. Ajo tha se përmes Këshillit Ndërministror për Integrim, Qeveria, që të premten, do të dalë me objektivat kryesorë, të cilët do t’i adresojnë sfidat e Raportit të Progresit për periudhën e ardhshme 1-vjeçare.
Ministrja Çitaku tha se shumë sfida të Raportit të Progresit kanë edhe kosto politike dhe kjo është arsyeja e vetme pse nuk janë adresuar si duhet, duke siguruar se kjo qasje do të ndërrojë.
Megjithë këtë, ministrja tha se bëhet fjalë për probleme kronike, që nuk mund të zgjidhen për një ose dy vite, por që marrin kohë. (LajmeShqip.com
Wednesday, 12 October 2011 19:25